
Është mbyllur pjesa e parë e miqësores mes Skënderbeut dhe Trepça '89, ku 45 minutat e para kanë folur për kampionët në fuqi të Shqipërisë.
Ata kanë realizuar dy gola në fraksionin e parë të lojës, Salihi ka gjetur rrjetën në minutën e 7, ndërsa e ka pasuar Adeniyi James në minutën e 37.
Të dy sulmuesit e skuadrës korçare po kalojnë formë të mirë fizike, ndërsa në këtë start kampionati kanë treguar se nuk janë në krizë. Ata kanë shënuar edhe në kampionat, gjë që e kanë bërë të dy edhe në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje.
Poll