Janë mbyllur 4 ndeshjet e javës së 26-të në Premier League. Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 ndaj West Hma në Londër. “Çekanët” kaluan të parët në avantazh me Soucek në minutën e 50-të.
Në “frymën e fundit”, goli i Sesko vlejti për 1 pikë, barazim që i hyn në “xhep” Manchesterit vetëm për zonën Champions. Nëse “Djajtë” do kishin fituar, tifozi i famshëm “misionar” Frank Ilett do kishte arritur të qethej.
Treguesi në fjalë, do të thotë se Ilett do duhet të pres disa muaj apo vite të tjera për të përmbushur “objektivin”, pra që United të fitojë 5 ndeshje radhazi. Chelsea “ngeci” në shtëpi kundër Leeds, vetëm 2 – 2. Tottenham u mposht befasisht prej Newcastle në fushën tij 1 – 2. Bournemouth ia doli të “rrëzojë” Everton, 2 – 1 për “Qershitë”.
