Një nga çështja më të nxehta në Shqipëri është rifillimi i futbollit .Klubet kërkojnë plotësimin e katër kërkesave, në të kundërt, bojkoti vazhdon. Në një lidhje me News 24 ka folur Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi.
Numri një i futbollit te dardanët jep mendimin e tij, teksa shprehet se shpreson që gjithçka të zgjidhet pasi mos-prezenca nuk i shërben askujt. Marrëdhënia mes qeverisë dhe instancave të larta të sportit janë të mirë në Kosovë, çka pohohet nga Ademi.
“Ne kishim një bashkëpunim shumë të mirë me qeverinë. Shpresoj që edhe në Shqipëri palët të gjejnë një zgjidhje të shpejtë.
Ligji i Sportit në Kosovë afron sponsorat në futboll dhe në të gjitha sportet me anë të lehtësimeve fiskale në tatime, apo në tatimet mbi fitimet.
Nga ana tjetër, qeveria ka marrë përsipër krijimin e infrastrukturës, fushave, palestrave etj. Në këtë mënyrë, klubet mund të kenë mundësi për krijimin e një buxheti të nevojshëm.
Mendoj se ai mund të aplikohet edhe në Shqipëri, pasi ligjet e dy vendeve nuk janë shumë të ndryshëm. Sa I përket bojkotit, nuk mund të them nëse ishte zgjidhja e duhur apo jo. Por shpersoj edhe një herë që të gjehet sa më shpejt zgjidhja dhe futbolli të kthehet në fushë, pasi edhe kalendari nuk premton” – Pohon Ademi.