
Eneo Bitri ka folur pas barazimit 1-1 kundër Kastriotit. Qendërmbrojtësi i kuq i dha lamtumirën të kuqve me këtë takim teksa do të transferohet në Çeki. Për mikrofonin e Oversport, Bitri tha:
“Më vjen keq se e kisha menduar ndryshe fundin. E kishim përgatitur për të marrë maksimumin. Është bërë e shpeshtë që pësojmë pa e kuptuar. Shpresoj që Partizani të dalë nga kjo me përforcimet që do të bëjë dhe do të jetë gati për titullin kampion.
Ostrava? Nuk e kam marrë fare parasysh që mund të dëmtohesha sot. I jam falënderues gjithë jetën. Shpresoj shumë që të dal mirë.
Titulli? Ky Partizan ka mundësi t’i bëjë gjërat më mirë. Grupin e ka të mrekullueshëm. Janë disa gjëra që ne i nënvlerësojmë shumë. Nuk kemi përqëndrimin e duhur. Kemi pësuar gjithmonë prej gabimeve individuale. Kur na duhet një 3 pikësh, nuk arrijmë dot ta marrim.
Nervozizmi në fushë? Mendoj që nuk ka lidhje fare. Është ego për të fituar, që na ngacmon nga brenda. Në dhomat e zhveshjes jemi të gjithë pozitivë. Të ftoj një ditë kur të jetë stërvitja, grupi është i mrekullueshëm. Partizani lë pikë prej gabimeve individuale. Nuk na ka dominuar me ndonjë skuadër
Lojtarët që bëjnë gabime? Unë jam i pari. Kam gabuar me Egnatian. Këto janë gabimet e Partizanit. Nuk na ka dominuar asnjë ekip deri më sot. Dënohemi nga gabimet individuale.
Rikthimi? Normalisht që nuk rikthehem në asnjë skuadër tjetër, veçse te Partizani. Këtu është shtëpia ime, zemra ime”, tha ai.