Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Këto ndeshje nuk luhen, por fitohen", Edi Martini flet pas triumfit në Europa League: Kjo fitore shkon për familjet tona dhe qytetin e Durrësit, kemi kohë për Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
"Këto ndeshje nuk luhen, por fitohen", Edi Martini flet pas

Teuta arriti të merrte një fitore të pastër 2-0 ndaj Beitar Jeruzalem. Sfida e vlefshme për turin e dytë të Europa League nxorri fitues skuadrën durrsake që kalojnë në turin tjetër. Një fitore e merituar për të besuarit e Edi Martinit që dominuan dhe fituan me meritë ndeshjen. Në fund të sfidës për "RTSH Sport, trajneri Martini u shpreh mjaft I kënaqur me paraqitjen e skuadrës si dhe me kaualifikimin për turin e dytë.

"Ishte një ndeshje e vështirë pasi e dimin forcën e kundërshtarit. E filluam siç dëshironim dhe shënuam shumë shpejt duke bërë nervoz kundërshtarin dhe kishin pak raste për shënim. Bëmë atë që para ndeshjes kishim menduar.

Hebajn dhe Krasniqi janë njëri me I mirë se tjetri dhe I falenderoj të dy. Gëzohem shumë për ta dhe për ndeshjen e sotme pasi bën maksimumin. Nuk do të veçoja asnjë sot pasi janë djem që kanë bërë një punë të mirë gjatë kësaj kohe në stërvitje.

Këto ndeshje nuk luhen, por fitohen. Të gëzohemi ditën e sotme e pastaj të mendojmë për ndeshjen tjetër. Është një lavdi për lojtarët tanë, por edhe fitore për arkat e klubit. Kjo fitore shkon për familjet tona si dhe qytetin e Durrësit që janë gjithmonë në mbështjetjen tonë.

Ne do të punojmë fortë në merkato pasi ne kemi një skuadër të fortë dhe kemi ruajtur lojtarët e sezonit e fundit. Duhet të jemi të kujdesëshëm në merkato që të konkurojmë në Superligë për titullin kampion".

Superkupa ndaj Tiranës? "Është një Kupë që ne gjithmonë dëshirojmë ta fitojmë. Tani duhet të pushojmë pasi kemi bërë vetëm 5 ditë pushime e më pas të mendojmë për Tiranën. Nuk është prioriteti kjo Kupë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga