Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kështjellë për sport dhe argëtim, zbuloni me detaje stadiumin e ri të Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Kështjellë për sport dhe argëtim, zbuloni me detaje

Një park me rrugë këmbësorësh dhe biçikletash, sheshe të reja dhe një hapësirë prej 160 ,ijë metra katrorësh për stadiumin e ri. Këto janë disa nga detajet në lidhje me ‘kalanë sportive’ që do të jetë stadiumi i ri i Milanit që pritet të ndërtohet në zonën e San Donato Milanese, larg ‘San Siros’.

Kjo zonë, jo vetëm që do të presë "shtëpinë" e re të kuqezinjve, por edhe një sërë strukturash të dobishme për promovimin e aktivitetit konkurrues dhe argëtimit.

Siç raportohet nga Repubblica, kompania Sportlifecity prezantoi një dokument me mbi 300 faqe në Bashkinë e San Donato të quajtur "Vlerësimi strategjik mjedisor - Raporti paraprak". Brenda ka detajet e një projekti që ka ambicien të krijojë një nga stadiumet më inovative në Europë.

Në çatinë e të ashtuquajturit "Podium" do të ndërtohen 7 godina për përdorime të ndryshme si hotele, muze, zyra, përveç stadiumit i cili do të të mbajë 70 mijë spektatorë, ndërsa në skajin jugor një ‘mini-lagje’ e re argëtuese do të gjallërojë zonën edhe në ditët e pa aktivitete sportive.

Në mes do të ketë një shesh të madh për përdorim publik i cili do të garantojë lidhjen mes bashkisë milaneze dhe zonës bujqësore të Parkut Jugor , ndërsa rreth tij është planifikuar ndërtimi i 4 godinave që do të presin selinë e klubit AC Milan. Muzeu i kuqezinjve, një dyqan dhe një hotel me rreth 200 dhoma. Së fundi, në katin përdhes është planifikuar ndërtimi i 4100 metra katrorë dyqane dhe restorante.

Milani ka menduar edhe për lidhjet e reja të transportit publik, duke mbajtur ende gjallë idenë për të arritur në stadium me biçikletë ose në këmbë. Dosja parashikon krijimin e 2 zonave të parkimit me një sipërfaqe prej përafërsisht 51.500 metra katrorë me afërsinë e zonës së mbrojtur që do të lejonte përdorimin nga çiklistët dhe këmbësorët e të gjitha rrugëve që zhvillohen në zonat rurale.

Duke hyrë në detaje, do të ketë një rubrikë kushtuar fansave “VIP dhe premium”, të cilët do të mund të përdorin hapësirat e parkimit poshtë “Podiumit”, ndërkohë që vetëm 24% e fansave që vijnë me makinë do të jenë në gjendje të gjejë parkim brenda vendit. Të gjithë të tjerët në vend të kësaj do të duhet të përdorin "parkim në afërsi" me synimin për të promovuar përdorimin e "parkingjeve të aeroportit Linate".

Duke pasur parasysh se do të ndërtohen gjithashtu tre rrethrrotullime të reja, kryqëzime të reja autostradash dhe dy ura për këmbësorë për biçikleta, dokumenti parashikon gjithashtu hipoteza alternative nëse stadiumi i ri nuk mund të ndërtohet në San Donato Milanese: një objekt me 60,000 vende në San Siro (La Katedralja" e përbashkët me Inter) ose një ndërtesë 70,000 vendesh në zonën La Maura.

[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" jnewsslider_title="Projekti 'MANICA' per stadiumin e ri te Milanit" ids="711338,711339,711340,711341"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga