Teuta do të presë Tiranën në shtëpi të martën në orën 17:00, por jo për Superioren, por për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Durrsakët nëse kanë sadopak shpresa për Europën, ja u mundëson Kupa përderisa në kampionat po luftojnë për mbijetesë.
Klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të mbështesin skuadrën përballë bardhebluve për të cilët kanë qenë si mace e zezë në vitet e fundit në kampionat.
“Të martën në orën 17:00 presim Tiranën në shtëpi, ndaj mbështetja për ekipin është shumë e nevojshme për të vazhduar rrugën tonë drejt qëllimit. Të gjithë për Teutën”, shkruan klubi.
Poll