
Kukësi luan sot ora 17:15 ndaj Dinamos në “Kukës Arena”, ndoshta sfidën më të rëndësishme të sezonit. Verilindorët mbajnë vendin e pestë, 3 pikë më pak se zona e Europës. Mos marrja pjesë do ishte goditje e rëndë për vitin e dytë radhazi.
Kështu, duke qenë se luajnë ndaj një klubi thuajse të rënë si Dinamo dhe pikërisht në fortesën e tyre, Kukësi do kërkojë tre pikët për shpresë në fund të sezonit. Për të arritur fitoren e parë pas dy muajsh dhe në shtëpi, Kukësi ka kërkuar mbështetjen e tifozëve në rrjetet sociale.
Lajm i mirë për trajnerin Longo është se ka të gatshëm mbrojtësin Edison Ndreca dhe de Lukas, të cilët kanë shlyer pezullimin e kartonëve. Më poshtë mund të shihni formacionet e mundshme të sfidës.
FORMACIONET E MUNDSHME TË KUKËSI – DINAMO:
KUKËSI: Tafas, Gligorov, Lulaj, Bytyçi, Ndreca; Sh. Taipi, de Lucas, Gj. Taipi; Basha, Milunovic, Feijao
DINAMO: Harizaj, Maliqi, Mija, Imami, Prodani; Siljanovski, Sidibe, Demiri; Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu