Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kërcënim i vërtetë për ekzistencën", presidenti i Juventus iu shkruan klubeve të SUPERLIGËS: Kjo është një sfidë e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
"Kërcënim i vërtetë për ekzistencën",

Me Europën të pushtuar tanimë nga Covid-19, të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar, ndërsa këtë fat e ka pasur edhe futbolli. Pandemia është duke vënë në rrezik të ardhmen e futbollit, ndërsa Andrea Agnelli i ka dërguar një letër anëtarëve të ECA (Organizatë e Klubeve Europiane).

Ai ka theksuar vështirësinë në të cilën ndodhen klubet nga ana financiare dhe dëmin që Coronavirusi ka sjellë. Në këtë organizatë bëjnë pjesë edhe tre klube të Superligës shqiptare, me Kukësin që është anëtare me të drejta të plota, ndërsa Vllaznia e Partizani pritet të merrnim pjesë në Kongresin që u anullua prej situatës.

“Coronavirusi përfaqëson një kërcënim të ekzistencës për klubet e futbollit europian. Jemi të gjithë drejtues përgjegjës për mirëqënien dhe mbarëvajtjen e klubeve që drejtojmë dhe që duhet të përballohen me një kërcënim të vërtetë të ekzistencës. Meqë futbolli është i ndalur, janë edhe të ardhurat tona nga të cilat varemi për të paguar lojtarët tanë, personelin dhe kostot operative.

ECA po punon mbi strategji realiste për të rifilluar të luhet futboll në nivel kombëtar dhe europian dhe për të ndihmuar që të menaxhohet financa e klubeve në këtë periudhë krize sociale dhe ekonomike. Askush nuk është imun dhe koha është thelbësore.

T’u japim fund shqetësimeve tona do të jetë sfida më e madhe që loja jonë dhe sistemi i futbollit kanë përballuar ndonjëherë. Po zhvillojmë bisedime aktive mbi të cilat duhet të vendoset licencimi nga UEFA ose Fair Play Financiar duke marrë për bazë krizën aktuale", shkruante mes rreshtave Andrea Agnelli, president i Juventus.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga