Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kemi shpresa për të fituar Kampionatin”, Inzaghi: Krahasuar me vitin e shkuar jemi rritur shumë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi shpresa për të fituar Kampionatin”, Inzaghi:

Ekipi i Interit ndodhet në Japoni për fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Atje klubi italian do të kryejë dhe disa miqësore, teksa për mediat ka folur tekniku i zikaltërve, Simone Inzaghi.

“Ne po mundohemi të forcohemi dhe të përgatitemi më mirë në Japoni. Kemi shpresa për të fituar Kampionatin, pasi klubi kujdeset për ne dhe ne kemi shpresën se do t'ia dalim”, ka thënë Inzaghi

"Është e qartë se sezoni i kaluar ishte një sezon i mrekullueshëm pasi fituam Kupën dhe Superkupën e Italisë. Më pas ne arritëm finalen e Champions League i cili për ne ishte një sukses i madh. Krahasuar me vitin e kaluar ne kemi pasur një rritje të madhe në nivel europian. Kishte 13 vite që nuk arrihej një finale Championsi dhe finalja ndaj Cityt ishte një krenari e madhe për ne”, shtoi më pas tekniku italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga