
Sporti në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Jo vetëm futbolli, por edhe shumë sporte të tjera janë pezulluar e deri më tani nuk ka ende një datë zyrtare për rifillimin e tyre. Në një intervistë për “Fax Neës”, ka folur edhe Sekretari I Përgjithshëm I KOKSH, Stavri Bello. Në fjalën e tij, Bello u shpreh se sektori I sportit duhet të ketë argumenta bindëse që Qeveria t’I ndihmojë.
“Është një situatë “lufte” siç e quan Qeveria dhe të gjitha sportet janë izoluar për të ruajtur shëndetetin. Hap pas hapi lindi nevoja që sportistët të stërviten në mënyrë individuale. Treguesit që marrin nga Ministria e Shëndetësisë janë pozitive dhe është e drejt të fillojnë aktivitetet që janë shumë të rëndësishme edhe nga ana ekonomike.
Njerëzit kanë filluar të kujdesen më shumë për vetën në karantinë dhe shikojmë më shumë njerëz me tuta në rrugë.
Për një periudhë dy mujore të mos zhvillosh stërvitje shumë gjëra ngelen mbrapa. Gjithashtu kjo pandemi ka sjellë edhe humbje ekonomike. Sektori I sportit duhet të flasi me një zë dhe duhet të kenë të gjithë argumenta për të folur me Qeverinë. Ka akoma kohë që të kemi argumenta bindesë për qeverinë që përse duhet ndihmuar sporti.
Qeveria ka ndjekur disa prioritete që është të ruajmë shëndetin e sportistëve dhe qeveria të njerëzve. Në tërmin afatgjatë, sporti ka ende kohë të mblidhemi, të bëjmë një plan veprimi se përse Qeveria duhet të ndihmojë sportin.
Unë dua që Qeveria t’I kthejë sytë kur të kalojë ky moment pasi sektori I sportit është I rëndësishëm”.