Aleksis Sanchez ka pësuar një dëmtim të rëndë në finalen e Kupës së Amerikës. Kili i tij arriti të triumfonte me penallti ndaj Argjentinës, mirëpo këmba e lojtarit ka hasur në probleme serioze. Kileni ka postuar disa foto në Twitter ku shfaqet me këmbën ende të dëmtuar nga goditja.
Megjithatë Sanchez shfaqet mjaft optimist, edhe pse i është dashur që katër ditët e para të pushimeve ti kalojë i mbyllur në dhomën e hotelit.
''Trupi mund të durojë pothuajse çdo gjë, mjafton që truri të bindet'',ka shkruar Sanchez shoqëruar me fotot e lëndimit.
Galeria fotografike ()
Poll