Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Ish-presidenti i Flamurtarit uron Duron dhe tallet me gjyqtarët: Cjapi apo "keci", cili është më i rëndësishëm?

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Ish-presidenti i Flamurtarit uron Duron dhe tallet me gjyqtarët:

Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, ku mundi Teutën me rezultatin 1-2. Vlonjatët e drejtuar nga Shpëtim Duro i merituan 3 pikët dhe këtë e pranuan të dy trajnerët pas përfundimit të takimit. Me suksesin e arritur është bashkuar edhe ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Ky i fundit uron trajnerin Shpëtim Duro për punën e bërë, por gjithashtu ironizon edhe gjyqtarët e takimit pas përfundimit të ndeshjes.

" Bravo Flamurtari, fitore super e merituar dhe më se dinjitoze!

Urime profesor Shpëtim Duro!

Ekipi të ndjek dhe të kupton!

Profesor i nderuar, ne vlonjatët jemi mëndjemëdhenj!

Të lutem vazhdo me filozofinë tënde: punë, punë, dhe aspak ose pak reklamë!

Dhe që të mos dal nga natyra ime, si polemizues që jam, një pyetje kam :

Cili është më i rëndësishëm ?

Cjapi apo "keci"?", shkruan Gjika në llogarinë e tij në facebook.

Kujtojmë që Kreshnik Cjapi ishte gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Pashaj asistent i tij. Ky i fundit gaboi me penalltinë e dhënë në favorin e durrsakëve, ndaj ish-presidenti Gjika i ka ironizuar të dy përmes postimit të tij.

[gallery columns="1" size="full" ids="149321"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga