
Behar Ramadani, kapiteni i skuadrës së Luftëtarit do të mungojë ndeshjen e ardhshme përballë Kamzës dhe shkak bëhet numri i kartonave të marrë në këto javë të para të kampionatit. Ai ka plotësuar numrin e 4 kartonave ç'ka e skualifikon automatikisht nga ndeshja e rradhës.
Kapiteni i gjirokastritëve do ta shohi ndeshjen nga tribuna dhe në këtë mënyrë e ka të pamundur të ndihmojë ekipin e vet i cili ndodhet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.
Një detaj interesant është fakti që 28-vjeçari ka qenë i pari nga të gjithë futbollistët e 10 skuadrave të Superligës që ka plotësuar i pari numrin katër të kartonëve në vetëm gjashtë ndeshje të luajtura.
Poll