Xhoel Plaku është futbollisti më i ri i Ilirisë. Është vetë klubi që njofton afrimin e lojtarit me një postim në faqen zyrtare.
Plaku vjen nga kampionati i Kosovës ku luajti për Trepça ’89, ndërsa e njeh mirë futbollin vendas pasi ka eksperienca me Dinamon, Elbasanin e Korabin. 24-vjeçari nga Tirana do të jetë një përforcim për krahun e majtë të mbrojtes dhe do të vihet menjëherë nën urdhërat e Bledar Devollit.
“Klubi i Futbollit Iliria bën me dije se është arritur marrëveshja me lojtarin Xhoel Plaku. Pozicioni i tij është mbrojtës i krahut të majt dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Trepca 89. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese në familjen bardh e blu”, njofton klubi.
Poll