Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë largon trajnerin, pasuesi zbulohet pas mbylljes së fazës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë largon trajnerin, pasuesi
 

Basania, klubi që merr pjesë në Kategorinë e Dytë ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhënien me teknikun aktual.

Klubi afër qytetit të Shkodrës ka falenderuar në rrjetet sociale zotin H.Lika për përkushtimin në detyrën e drejtuesit të skuadrës.

Vendin e tij do e marrë zëvendësi i Likës, E.Mani dhe ai do të drejtojë në 2 ndeshjet mbyllëse të fazës. Problematikat brenda në klub që sollën dhe largimin e trajnerit vazhdojnë të analizohen.

Skuadra e basanies njofton se pas mbylljes së fazës aktuale do të merret vendimi përfundimtar se kush do të marr ‘timonin’ e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.

DEKLARATA E BASDANIA FC:

Njoftim/Falenderim
- Basania FC në analizim të ecurisë dhe zhvillimeve të deritanishme, falenderon trajnerin H.Lika për kontributin dhe përkushtimin në detyren e trajnerit.
- Në dy ndeshjet e mbetura të kësaj faze ekipi do të vijojë nën drejtimin e zv. Trajnerit E. Mani.
- Ndërkohë vijon analizimi i problematikave të hasura brenda radhëve të skuadrës.
- Me këtë rast njoftojmë paraprakisht publikun se ndeshja e radhës është përcaktuar për tu zhvilluar ditën e dielë dt. 08.12.2024 ora 13:00
Basania FC

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga