
Naftëtari prej javësh vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Atmosfera në ekip është mjaft pozitive.
Nën drejtimi e Eldison Kapo gjithçka po shkon mirë, me trajnerin që ka në dispozicion futbollistët që do të ketë të gatshëm për sezonin e ri. Ndërkohë deri në përfundim të merkatos pret edhe ndonjë përforcim.
Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon momente nga stërvitja ndërsa nuk nguron edhe të motivojë lojtarët dhe tifozët.
“Puna fillon këtu – çdo stërvitje na çon një hap më afër qëllimit”, ka shkruar klubi krahas videos. Ndërkohë siç dihet Naftëtari do të luajë në Kategorinë e Dytë dhe qëllimi kryesorë i tyre do të jetë të renditen në vendet e para në klasifikim për të tentuar më pas edhe ngjitjen në Kategorinë e Dytë.
View this post on Instagram