
Partizani nuk po kalon moment të mirë në Superiore, teksa pas 5 javësh kampionat mban vendin e 8-të në renditje. Ndryshe ndodh tek Partizani B në Kategorinë e Dytë, të cilët me “këmbën e mbarë” sezonin e ri.
Fitorja 5-0 përballë Eagle Football tregoi që “Demat” janë në superformë dhe gati të surprizojnë në kampionat. Madje, kjo fitore erdhi me lojë të bukur dhe bindëse, aksione të rrjedhshme.
Sidomos goli i dytë, i shënuar nga Diego Luis Contreras Aparicio, ishte një “perlë” e vërtetë. “Tiki-Taka” që fillon nga porta, e përfundon me golin e bukur nga kolumbiani.
Goli i Diego Luis Contreras Aparicio
Një meritë të madhe ka “vizionari” Oltijon Kërnaja, i cili po tregon aftësi të jashtëzakonshme si trajner i Partizanit B. Teksa Milinkovic është në “ajër” tek ekipi i parë dhe në “fije të perit”, Kërnaja në krahun tjetër po bën më të mirën me skuadrën e tij.
Lojë e bukur, aksione, goditje, ndeshje të magjishme, ashtu siç i kanë hije Partizanit. Sigurisht që rolin kryesor e mban pikërisht trajneri Kërnaja, i cili mesa duket e ka vendosur të punojë fort dhe me pasion, duke na dhuruar futboll cilësor.