Iliria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Luzin në shtëpi. Një sfidë që nuk ka kaluar pa kon testime nga vendasit, të cilët pretendojnë për një gol të anuluar në minutën e 88-të, i cili do të rezultonte edhe goli i 3 pikëve.
Për këtë episode të ndodhur gjatë ndeshjes, ka reaguar klubi nga Fushë – Kruja. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ata tregojnë me video momentin e golit të anuluar, ndësa shpehej se janë të vjedhur në këëtë sfidë.
Gjithashtu bëjnë me dije se këtë episode do ta raportojnë dhe faktojnë pranë organeve kompetente dhe çfarë iu ka thënë arbitri gjatë sfidës.
“REAGIM!
KF Iliria shpreh keqardhjen per nje gol te anulluar ne minuten 88 ,qe ishte dhe gol i fitores se takimit te sotem
Kete e kemi edhe te faktuar me video qe mund gjykoj kushdo!
KF Iliria ndjehet e vjedhur sot nga kjo treshe arbitrash Ditmar Grimci, Elvis Gjoka ,Ardit Cobaj
Do raportojm dhe faktojm prane organeve kompetente videon dhe fjalet e thena nga arbitri kryesor gjate ndeshjes”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram