Ditën e sotme në Kategorinë e Dytë do të luhet vetëm një ndeshje. Adriatiku – Gramshi do të jetë ndeshja e ditës së sotme, e vlefshme për javën e 8-të të Grupit A të këtij kampionati.
Një ndeshje që luhet për “mbijetesë” edhe pse është herët të flitet për diçka të tillë. Gramshi vjen në këtë sfidë si vend i 9-të me 7 pikë, ndërsa Adriatiku me vetëm 4 pikë mban vendin e 11-të.
Kujtojm që kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, duke nisur nga ora 13:00.
Poll