
Valbona është skuadar e cila ka në dorë fatet e grupit A në Kategorinë e Dytë. Skuadra nga Bajram Curri është vetëm 3 pikë ngjitjes në Kategorinë e Parë, teksa aktualisht është vetëm 1 pikë larg Besëlidhjes që kryeson, por Valbona ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Të shtunën në orën 15:00 Valbona do të presë në shtëpi skuadrën e Murlanit, sfidë kjo ku duhet vetëm fitorja për të fituar titullin kampion në grupin A dhe për të siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Çdo rezultat tjetër do të ishteë fatal për skuadrën e drejtuar nga Alfred Allamani.
Për këtë sfidë mjaft delikate dhe të rëndësishm, klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Ndër të tjera synojnë ta kthejnë në një ditë feste, ndërsa bëjnë thirrje që të jenë sa më të shumtë në mbështetje të skuadrës për të festuar së bashku si kampionë për herë të parë në historinë e tyre.
“Hajde dhe festojmë si KAMPION!
Mos mungoni në ndeshjen historike dhe më të rëndësishme të sezonit! Të ngrejmë trofeun si kampion për herë të parë në historin e klubit.
Brohoritja juaj “VALBONA KAMPION” nuk duhet të mungoj në asnjë moment!
Për Tifozët, për Tropojën, Për Valbonën, Festojmë! ????⚪️
???? Java njëzet e dy
????️4 Maj 2024
⚽ Valbona - Murlani
???? Kategoria e dytë
⏰ 15:00
????️ Stadiumi “ Vëllezërit Gega (Valbona)”, Bajram Curr”, thuhet në postimin e Valbonës.
View this post on Instagram