Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Besëlidhja-Oriku kryefjala e ditës, Kategoria e Dytë luan verdiktet për “play-off”-in dhe “play-out”-in

Shkruar nga NEWSPORT
Besëlidhja-Oriku kryefjala e ditës, Kategoria e Dytë luan
Kategoria e Dyte

Besëlidhja dhe Oriku do të ndeshen përballë njëra-tjetrës në finalen që do të përcaktojë dhe fituesin e këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.

Pasi mbyllën me sukses grupet respektive duke u renditur të parat në klasifikimin e përgjithshëm, të dyja skuadrat do t’i lënë vend përballjes se cila do të mbajë “kurorën” e kampiones në fund të këtij sezoni, përpara se t’i drejtohen përgatitjeve për sezonin pasardhës. Kjo sfidë është përcaktuar për t’u luajtur në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Më herët, në orën 15:00 do të luhen edhe sfidat e play-off që do të japin dhe verdiktet përfundimtare se kush do t’i bashkohet Besëlidhjes dhe Orikut në Kategorinë e Parë.

Në grupin A, Sopoti do të gjejë Tërbunin, ndërsa Shiroka Erzenin. Sakaq, te grupi B Butrinti dhe Maliqi do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për ngjitjen një kategori më lart, ndërsa sfida mes Bylis B dhe Partizanit do të luhet të hënën në orën 17:00.

Në fund, ka vend edhe për një përballje mbijetese, ku Adriatiku dhe Këlcyra do të përplasen “kokë më kokë” të dielën për qëndrimin në këtë kategori.

Poll

Lexo gjithashtu