Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Titulli kampion i Kategorisë së Dytë, Valbona – Pogradeci përplasin “brirët” në Elbasan

Shkruar nga NEWSPORT
Titulli kampion i Kategorisë së Dytë, Valbona – Pogradeci
Valbona - Pogradeci

Një finale mjaft e rëndësishme do të luhet në Kategorinë e Dytë. Ditën e sotme në orën 18:00 në “Elbasan Arena” do të vendoset skuadra kampione e Kategorisë së Dytë.

Kështu Valbona do të duelojë me Pogradecin dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e këtij trofeu. Kujtojmë se skuadra nga Bajram Curri është shpallur kampione në grupin A, ndërsa pogradecarët kanë fituar titullin e grupit B.

Të dyja ekipet kanë siguruar njëkohësisht edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Mbetët të presim 90-të minutat e sfidës për të mësuar se cila skuadër do t’ia dalë të shpallet kampione e Kategorisë së Dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga