Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Të shtunë dhe të dielë, zbulohet AXHENDA e javës së 18-të në Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Të shtunë dhe të dielë, zbulohet AXHENDA e javës
Kategoria e Dytë

Ekipet e Kategorisë së Dytë ndryshe nga skuadrat e Superiores dhe Kategorisë së Parë do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjet e radhës. Kështu java e 18-të e kampionatit do të luhet në fundjavë, saktësisht të shtunë dhe të dielë.

Më 8 mars do të zbresin në fushë skuadrat e grupit A dh do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Basania do të presë skuyadrën e Besëlidhjes, ndërsa Veleçiku sfidohet me Naftëtarin. Duelet e tjera do të jenë Tërbuni – Sopoti, Adriatiku – Luzi, Iliria – Gramshi dhe Murlani – Albanët.

Ndërkohë një ditë më pas do të jetë radha e ekipeve të grupit B, të cilët do të marrin skenën. 5 ndeshje janë në program për t’u zhvilluar. Memaliaj do të presë në shtpëi ekipin e Turbinës, ndërsa interesante do të jetë përballja mes Luftëtarit dhe Butrintit. Gjithashtu do të sfidohen Maliqi – Delvina, Tomori – Devolli dhe Shkumbini – Oriku, teksa pushim do të jetëKëlcyra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga