
Butrinti
Te Burtrinti i kanë dhënë fund pushimeve. Ekipi ditën e sotme do të nisë edhe zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri.
Saktësisht në orën 17:00 është vendosur që lojtaret dhe stafi të zbresin në fushë për të zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore pas pushimeve të gjata. Trajner i ekipit për sezonin e ri do të jetë Artan Meçani, teksa ditën e sotme do të prezantohen edhe stafi i ri i ekipit.
Lojtarët që janë në kontratë me klubin do të jenë pjesë e stërvitjeve, ndërsa në ditët në vazhdim priten të bëhen disa transferime për të plotësuar ekipin.
Poll