
Tomori është një nga skuadrat pretendentë në Kategorinë e Dytë në këtë sezon për t’u shpallur kampionë. Beratasit tashmë kanë nisur punën për sezonin e ri dhe gjithçka e kanë nisur me tranerin.
Në krye të skuadrës është prezantuar Klodian Arbëri. Për ëktë të fundit është një rikthim në Berat, teksa padiksutim ka gjithë mbështetjen e beraasve.
Si një ish-sulmues dhe goleador, Arbëri do të synojë që në stolin e Tomorit të lërë gjurmë si trajner. Padiksutim që synohen vendet e para në kampionat, të cilat të japin mundësinë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.
Tashmë pas prezantimit të trajnerit, te Tomori do të nisë menjëherë stërvitja për sezonin e ri. Siç dihet Kategoria e Dytë është parashikuar të startojë më 27 shtator.