Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Shtyhet ndeshja e ditës së sotme, shkak bëhet ambulanca

Shkruar nga NEWSPORT
Shtyhet ndeshja e ditës së sotme, shkak bëhet ambulanca
Iliria

Po luhet sfida e javës së 14-të në Kategorinë e Dytë mes Ilirisë dhe Besëlidhjes. Sfida duehj të kishte përfunduar në këto momente, por një çudi shqiptare ka ndodhur.

Përplasja mes dy klubeve veriore është shtyrë jo pak, por 44 minuta! Dhe kjo për arsye të ambulancës. Dihet që ndeshjet nuk mund të luhen ndërkohë që në stadium mungon mjeti spitalor, që është kusht jetik i organzimit të një takimi futbolistik.

Por siç ka ndodh dhe herë të tjera, mjeti i urgjencave është vonuar për të mbërritur në Vorë. Sfida që ka klubin nga Fushë-Kruja si pritëse, po luhet në Marqinet të Vorës, në impiantin e klubit të Kategorisë së Parë.

Përballja ka nisur mirë dhe pa probleme, por pas pushimit të pjesës së parë, aty dhe ka ndodh avaria. Pjesa e dytë është vendosur nga gjyqtari me të drejtë të mos fillojë pa praninë e mjetit të transportit. Kështu, ndeshja u ndërpre për të rifilluar 44 minuta ekzaktësisht më vonë.

Ngjarje e pazakontë e cila ka mërzitur ata tifozë që po ndjekin live Iliria-Besëlidhja, takimin e fundit të javës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga