Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOTOGP

MOTO GP/ Marc Marquez dominon në Sachsenring, Bagnaia mbetet jashtë “Top 10”

Shkruar nga NEWSPORT
MOTO GP/ Marc Marquez dominon në Sachsenring, Bagnaia mbetet jashtë
Moto GP

Marc Marquez konfirmoi formën e shkëlqyer në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke regjistruar kohën më të shpejtë në parakualifikueset e zhvilluara në Sachsenring. Piloti i Ducati Lenovo ndaloi kronometrin në 1:19.394, duke lënë pas Raul Fernandez dhe Fabio Di Giannantonio, ndërsa Alex Marquez u rendit i katërti.

Në dhjetëshen e parë u klasifikuan edhe Jack Miller, Ai Ogura, Marco Bezzecchi, Jorge Martin, Pedro Acosta dhe Franco Morbidelli. Ndërkohë, Enea Bastianini përfundoi i 11-ti, ndërsa Francesco Bagnaia zhgënjeu me vendin e 13-të, duke mbetur jashtë “Top 10” dhe duke u detyruar të kalojë nëpërmjet sesionit Q1.

Edhe pilotët e Honda, Luca Marini dhe Joan Mir, nuk arritën të siguronin një vend mes dhjetë më të shpejtëve. Kualifikueset zhvillohen sot në orën 10:45, gara Sprint në 14:55, ndërsa gara kryesore e Çmimit të Madh të Gjermanisë do të zhvillohet të dielën në orën 14:00.

Poll

Lexo gjithashtu