Gara e Moto GP në pistën e Montmelo në Spanjë u shoqërua me skena dramatike, duke lënë në plan të dytë rezultatin sportiv. Dy aksidente të rënda tronditën garën, me pilotë të dërguar me urgjencë në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Incidenti i parë ndodhi në xhiron e 12-të, kur Alex Marquez tentoi të shmangte motorin KTM të Akostas që kishte probleme teknike. Piloti spanjoll humbi kontrollin e motorit, doli nga pista dhe u përplas dhunshëm me murin, ndërsa gara u ndërpre menjëherë dhe ai u transportua në spital me trauma dhe fraktura.
Aksidenti i Alex Marquez
Pas rifillimit të garës, një tjetër aksident i rëndë shkaktoi panik mes pilotëve dhe tifozëve. Këmba e Johann Zarco ngeci në motorin e Bagnaia që e mori me vete, ndërsa francezi përfundoi jashtë piste dhe u dërgua në spital për kontrolle, ku u konfirmuan fraktura në këmbë, por pa dëmtime në pjesën e sipërme të trupit.
Aksidenti i Johann Zarco
