
Është Daniel Pedrosa ai që shkëlqen nën diellin e Jerez. Në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Spanjës në Moto Gp piloti i Hondas arriti pole position e parë për këtë sezon. Pedrosa i mbylli provat me kohen 1 minutë 38 sekonda 249 të mijtat. Pas spanjollit u rendit bashkombasi i tij Marc Marquez, i cili edhe pse tentoi të rivalizonte Pedrosën, misioni ishte i pamundur për kampionin në fuqi të Botës pasi 31-vjecari nga Sabadelli ishte në ditën e tij më të mirë.
Për Dani Pedrosën ky ishte pole position numër 29 në karrierë dhe vendi i parë në provat zyrtare i mungonte që nga gara e Malajzisë në 2015. Vendi i dyte për Marquez u arrit me një diferencë të vogël prej 0″049 të mijtash më shumë nga shoku i tij i skuadrës. Nga rradha e parë në Jerez do të niset edhe Cal Crutchloë që me 204 të mijtat e sekondit më shumë se Pedrosa u pozicionua i treti.Në vështirsi Yamaha me Valentino Rosin që regjistroi vetëm kohën e shtatë më të mirë, përpara Ducatit të Lorenzos. Rradha e dytë nisjes do të përbëhet nga fituesi i dy garave të para, spanjolli tjetër Maverick Vinales i ndjekur nga Suzuki i Iannones dhe Johhan Zarco./ Supersport/