Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOTOGP

MOTO GP/ Pedrosa rrëfen emocionet e fitores në Çmimin e Madh në Jerez

Shkruar nga NEWSPORT
MOTO GP/ Pedrosa rrëfen emocionet e fitores në Çmimin e Madh

Pas atij vendi të 3-të në Çmimin e Madh të Amerikës në pistën e Austin në Texas, Daniel Pedrosa arriti suksesin e parë sezonal pikërisht në vendlindjen e tij në Spanjë.

Në Jerez në garën e 4-t të Botërorit të Moto Gp për vitin 2017-të, 31-vjeçari i Repsol Hondas ishte thjeshtë i pakapashëm, pasi u nis nga pole-position dhe mbi të gjitha nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren. Në Spanjë, Pedrosa la pas dy bashkëkombasit e tij, Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo në një garë ku piloti nga Sabadelli tregoi të gjithë potencialin e tij.

U duk një fitore e thjeshtë ajo e Danit në pistën e Jerez De La Frontera, por që sipas Pedrosës nuk ishte aspak e tillë. “Ishte e vështirë të ruaje qetësinë, ishte gjithashtu e vështirë të garoje shpejt, kushtet e motit nuk ishin optimale dhe më dukej sikur do rrëzohesha në cdo moment”, deklaroi piloti i Repsol Hondas.

Pas 4 garave të para Daniel Pedrosa pozicionohet në vendin e 4-t të klasfikimit të përgjithshëm me 52 pikë, 10 më pak se Valentino Rossi i cili edhe pse zhgënjeu totalisht në Jerez vazhdon të kryesojë renditjen.

Edhe pse favoritë për të fituar titullin janë Marquez dhe Vinales, një kandidat potencial është edhe Dani Pedrosa pa harruar gjithmonë Doktorin. Por spanjolli i Hondas zyrtare e di që për të tentuar fitimin e Botëororit të Moto Gp, duhet të japë maksimumin në cdo garë duke filluar që nga Çmimi i Madh i Francës që do të zhvillohet në pistën e Le Mans./ Supersport/

Tags:

MOTOGP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga