
7-herë kampioni i botës në Moto GP Valentino Rossi ende nuk është i bindur nga rezultatet testuese të motorrit të tij Yamaha në pistën e Katalunjës ku motorri i markës japoneze ishte tepër i ngadaltë për të kapur kryesuesit e Hondas. Motorri Yamaha ccalon në rritjen e shpejtësisë dhe për Rossin ky motorr nuk ka pësuar asnjë ndryshim pozitiv.
"Ne kishim dy ose tre ide të vogla që mund të na ndihmonin në rritjen e shpejtësisë, por çdo gjë ishte njësoj si gara. Dhe duke parë të dhënat ne nuk ishim të aftë të ecnim më shpejt.Është një turp. Por kjo situatë nuk është e lehtë dhe dhe kërkohet një punë për një kohë të gjatë", deklaron piloti 39-vjeccar.
Rossi u rendit i treti në garën e Katalunjës, që u fitua nga Jorge Lorenzo. Italiani është në kërkim të titullit të 8 në karrierë, por në 4 nga 5 sezonet e fundit ka fituar vetëm medalje argjendi.