
Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në fillimin e garës së Moto GP që po zhvillohet në Austri në pistën e Spielberg. Në kthesën e tretë të xhiros së dytë, Johan Zarco dhe Franco Morbidelli janë përplasur në pistë duke krijuar panik të madh.
Ata kanë dalë jashtë pistë, ndërkohë që motorrët e tyre kanë fluturuar mbi kokën e pilotëve të tjerë që vazhdonin garën. Disa pjesë kaluan para fytyrës së Rossit i cili arriti të devijonte duke evituar momentin fatal. Gara u ndërpre dhe fatmirësisht të dy pilotët janë jashtë rrezikut për jetën.
Poll