Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOTOGP

MotoGP/ Provat e para në Gjermani, shkëlqen Marc Marquez

Shkruar nga NEWSPORT
MotoGP/ Provat e para në Gjermani, shkëlqen Marc Marquez
Marc Marquez

Marc Marquez konfirmoi super formën e tij në MotoGP duke kryesuar provat e para të Çmimit të Madh të Gjermanisë në Sachsenring. Ai vendosi diferencë që në fillim, duke treguar se është favoriti kryesor për fitoren.

Provat u zhvilluan në kushte të mira atmosferike, me temperaturë të freskët dhe pistë të thatë. Por disa pilotë munguan, Somkiat Chantra për shkak të një dëmtimi në gju dhe Enea Bastianini për shkak të apendicitit, ndërsa Jorge Martin u zëvendësua nga testuesi Lorenzo Savadori.

Marquez ishte më i shpejtë se koha më e mirë e garës së vitit 2024 dhe i la më shumë se gjashtë të dhjeta ndjekësit më të afërt. Alex Marquez nisi me më shumë se një sekondë diferencë nga vëllai i tij, ndërkohë që vijon rikuperimin pas një ndërhyrje në dorë.

Gjatë seancës pati disa incidente pa pasoja. Zarco ra në kthesën 1, Acosta rrëshqiti lehtë në kthesën 3 dhe Quartararo shmangu një rrëzim mes kthesave 2 dhe 3. Në Moto3 dhe Moto2, pati surpriza dhe përplasje, por Marc Marquez vazhdoi të spikaste si protagonisti absolut i ditës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga