Pasi Valbona u shpall kampione e Grupit A të Kategorisë së Dytë, ditën e sotme do të jenë ekipet e Grupit B ata që do të luajnë fatet e tyre.
Pogradeci, pretendenti kryesor për titull do të përballet në shtëpi me Turbinën. Ndërsa vendi i dytë, Luftëtari, që po ashtu ka shanse titulli do të luajë në transfertën e Butrintit.
Në ndeshjet e tjera, Labëria do të presë Devollin, ndërsa Oriku Këlcyrën. Shkumbini do të luajë në transfertën e Maliqit, ndërsa Gramshi përballet me Veleçikun.
Poll