Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Nga klasikja Vllaznia – Tirana te duelet interesante të Kategorisë së Dytë, futbolli shqiptar “zjarr” (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga klasikja Vllaznia – Tirana te duelet interesante të
Kategoria e Dytë - Kategoria e Tretë

Ditën e sotme nuk do të ketë as Superiore e as Kategori të Parë. Megjithatë, futbolli shqiptar do të “zjarr” në Kategorinë e Dytë dhe të Tretë, për vetë rëndësinë e ndeshjeve për ekipet përkatëse.

Në Kategorinë e Dytë do të zbresin në fushë ekipet e Grupit A. Sopoti pret në shtëpi Vellecikun, ndërsa Erzeni Basanian. Në krahun tjetër, një duel tepër interesant pritet të jetë ai mes Besëlidhjës dhe Adriatikut.

Në ndeshjet e tjera, Tërbuni do të përballet me Shirokën, ndërsa Tomori pret në shtëpi Devollin.

Përsa i përket Kategorisë së Tretë, edhe aty ka sfida mjaft të “zjarrta”. Spikat klasikja e Shqipërisë, Vllaznia B – Tirana B. Ndërkohë që ndeshjet e tjera janë, Bulqiza – Kamza Sport dhe KF Klosi – KF Shkodra.

Poll

Lexo gjithashtu