
Kategoria e Dyte
Kategoria e Dytë ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë do të marrë vëmendjen ditën e sotme. Ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 13-të.
Saktësisht do të duelojnë mes tyre ekipet e grupit A. Duele mjaft të rëndësishme janë në program për t’u zhvilluar, ku skuadrat do të kërkojnë fitoren për të qenë më afër objektivave të tyre.
12 skuadra do të zbresin në fushë, ku 6 takimet do të startojnë në të njëjtën orë, 13:00.
Grupi A:
Tërbuni – Adriatiku
Sopoti – Gramshi
Naftëtari – Albanët
Besëlidhja – Murlani
Veleçiku – Iliria
Luzi – Basania
Poll