
Flamur Golemi - Besmir Shabani
Besmir Shabani është trajneri i ri i Luftëtarit. 44-vjeçari ka marrë në dorë “frenat” e gjirokastritëve, ku do t’i udhëheqë në sezonin e ri.
Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 1-vjeçare, ku obejktivi kryesorë do të jetë ngjitja e Luftëtarit në Kategorinë e Parë. pas kalimt te gjirokastritët ka reaguar në rrjetet sociale edhe vetë trajneri.
Shabani falenderon drejtuesit dhe tifozët për besimin e dhënë. Ndër të tjera shkruan se për të është tashmë një mision i ri.
“Mision i ri faleminderit per besimin kryetar @flamur.golemi dhe qytetit te gjirokastres dhe tifozave @shqiponjat_blu_zii @asluftetari #Kategoritepare????”, ka shkruar ish-timonieri i Flamurtarit, Labërisë, Orikut dhe Apolonisë.
View this post on Instagram
Poll