Në Kategorinë e Dytë luhet java e 7-të këtë fundjavë si për grupin A dhe për grupin B. Grupi i Veriut do të luajë takimet e veta në ditën e shtunë, ndërsa takimet e Grupit të Jugut do të luhen 1 ditë më pas, të dielën. Çdo sfidë do të zhvillohet në orën 14:00.
Në jug pushim është vetëm Këlcyra. Spikat kryendeshja e javës mes fqinjëve të Sarndës dhe Gjirokastrës. Luftëtari do të udhëtojë për në qytetin bregdetar për të takuar Butrintin. Pritet të jetë një sfidë me shumë tifozeri të pranishme për vet faktin e dyluftimeve historike ndërmjet këtyre dy emrave në futbollin jugor.
Qyteti tjetër bregdetar, kësaj radhe Orikumi nuk ngelet pas në sfidën me shkumbinin e Peqinit që pritet të dhurojë futboll të bukur. Devolli kundër kryesuesve të Tomorit pritet me interes për faktin se Bilishti ka një tifozeri që përherë mbush stadiumin.
Në very Gramshi përballë Ilirisë ëshët një ndeshje pikante sepse Iliria do 3 pikët, ato do dhe klubi grmashiot që po ndërton ecuri me dyshen e teknikëve. Sopot me Tërbunin nuk diskutohet që ia vlen për t’u parë pasi të dy ekipet prodhojnë shumë realizime.
KATEGORIA E DYTË:
GRUPI A
BESËLIDHJA – BASANIA
NAFTËTARI – VELECCIKU
SOPOTI – TËRBUNI
LUZI I VOGËL – ADRIATIKU
GRAMSHI – ILIRIA
ALBANËT – MURLANI
GRUPI B
BUTRINTI – LUFTËTARI
DEVOLLI – TOMORI
TURBINA – MEMALIAJ
DELVINA – MALIQI
ORIKU – SHKUMBINI