Luftëtari në ndeshjen kundër Delvinës në Kategorinë e Dytë ka inauguruar tapetin e ri. Kjo ka bërë të mundur që gjirokastritët tashmë t’i luajnë ndeshjet brenda dhe jo në stadiumet e tjera afër.
FSHF, së bashku me Bashkinë Gjirokastër kanë qenë të pranishëm në ditën festive tek ‘Bluzinjtë’. Kryetari i bashkisë, Flamur Golemi ka premtuar se hapi nuk do të ndalet vetëm me shtrimin e tapetit të ri, por edhe dy fusha të reja do të ndërtohen.
Këto investime pritet të ngjallin futbollin tek klubi i vjetër i Luftëtarit, i cili po pajiset me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Pikërisht prej investiumeve janë rritur dhe ambiciet. Klubi gjirokastrit shprehet në deklaratë se objektivi është një dhe vetëm: A.S Luftëtari të ngjitet në Kategorinë e Parë.
DEKLARATA E KLUBIT LUFTËTARI:
Mirëmëngjes dhe javë të mbarë për të gjithë sportdashësit Gjirokastrit. Fusha e re një premtim i realizuar nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi, premtim i cili do të vazhdojë edhe me realizimin e dy fushave të tjera. Për ekipin e Luftëtarit objektivi është i njëjtë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.
#PërjetmetyLuftëtari #ForcaLuftëtari