Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

“Luftë” në Kategorinë e Dytë në 90-të minutat e fundit, 5 ekipe në garë për 2 vende në Kategorinë e Parë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Luftë” në Kategorinë e Dytë në 90-të
Kategoria e Dyte

Kategorisë së Dytë i ka ardhur fundit. Në fundjavë ky kampionat do të zhvillojë ndeshjet e fundit, ku 90-të minutat do të vendosin edhe verdiktet e këtij sezoni.

Duele shumë të rëndësishme dhe që vendosin fatet e këtij sezoni do të luhen të shtunë  dhe të dielën. Kështu ekipet e grupit A do të zbresin në fushë e betejës ditën e shtunë, ku do të kërkojnë fitoren për të “kopsitur” objektivat e tyre.

Iliria kryeson me 1 pikë më shumë se Luzi do të sfidojë Adriatikun në transsfertë, ndërsa luzitanët nga krahu tjetër do të përballen me me Naftëtarin po në transfertë. Sopoti që i ndjek nga pas shpreson te një hap fals i tyre për të tentuar edhe vendin e parë, teksa do të sfidohet me Basanian po në transfertë. Duelet e tjera të këtij grupi janë Besëlidhja – Gramshi, Veleçiku – Albanët dhe Tërbuni – Murlani.

Të dielën do të luajnë ekipet e grupit B. Luftëtari dhe Oriku bashkëkryesojnë këtë grup me 48 pikë dhe do të sfidojnë përkatësisht Shkumbinin dhe Memaliajn. Ndërkohë takimet e tjera janë Turbina – Delvina, Këlcyra – Devolli dhe Maliqi – Tomnori, ndërsa pushim do të jetë Butrinti, që kështu e ka përfunduar sezonin e tij.

NDESHJET e javës 22:

Grupi A:

BASANIA – SOPOTI

NAFTËTARI – LUZI

BESËLIDHJA – GRAMSHI

VELEÇIKU – ALBANËT

TËRBUNI – MURLANI

ADRIATIKU – ILIRIA

Grupi B:

TURBINA – DELVINA

KËLCYRA – DEVOLLI

MEMALIAJ – ORIKU

LUFTËTARI – SHKUMBINI

MALIQI - TOMORI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga