
Nesër në orën 13:00 në Librazhd përballen Sopoti dhe Gramshi. Ky takim është i vlefshëm për javën e 13-të të Kategorisë së Dytë dhe për Grupin A.
Klubi nga qyteti i Librazhdit pret në shtëpi gramshiotët në një takim që paraqitet si i ekuilibruar, të paktën në letër. Për më tepër ky është një derbi i qarkut Elbasan, pasi që të dy ekipet janë nga e njëjta zonë (qark).
Pritet një rivalitet mes dy skuadrave që veçse faktit që luajnë në derbi, nuk është se kanë shumë dallime. Librazhdiotët vijnë nga fitorja me Luzin dhe kërkojnë të dytën radhazi.
Grupi i jeshilëve është i plotë, me vetëm një mungesë. Ai është Momoh, i bashkuar me ekipin nga Shqipëria e Mesme në këtë merkato. Ish-i i Kukësit mungon për asye ndëshkimi me të kuq në Luz të Kavajës.
Derbi ka dhuruar gjithnjë emocione dhe prandaj Sopoti i bën thirrje qytetarëve të vijnë në stadium për të mbështetur ekipin në dneshje të tilla që janë të bukura dhe mbahen mend gjithmonë.