Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Klubi i Kategorisë së Dytë merr "dhuratë" për vitin e ri, nis rikonstruktimi i stadiumit

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Kategorisë së Dytë merr "dhuratë" për
Stadiumi "Mislim Koçi"

Ekipi i Gramshit ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Gramshiotët po stërviten në Elbasan qysh prej 3 janarit. Lajm është se stadiumi i qytetit do të rikonstruktohet.

Kështu, stadiumi "Mislim Koçi", ku ekipi i Kategorisë së Dytë i zhvillon takimet do të pësojë një investim të plotë rikonstruktimi. Skuadra e drejtuar prej dyshes Bashaliu-Lleshanaku me shumë mundësi edhe takimet zyrtare do t’i zhvillojnë në Elbasan, pasi aty po përgatiten edhe teste miqësore në ditët në vijim. Qyteti fqinj po tegohet i gatrshëm duke mirpritur edhe seancat stërvitore të klubit nga nivelet e ulta.

Në ditët e para të stërvitjes kanë qenë të pranishëm po ata lojtarë të cilët mbyllën pjesën e parë të sezonit. Mbetet për t’u parë nëse Bashkia ka menduar për investime në merkato, përveç atyre në infrastrukturë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga