Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

KATEGORIA E DYTË/ Nesër luhet finalja e madhe në “Niko Dovana”, përcaktohen edhe datat e ndeshjeve të “Play-Off”-it dhe “Play-Out”-it

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E DYTË/ Nesër luhet finalja e madhe në “Niko
Besëlidhja

Besëlidhja dhe Oriku janë dy skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm futbollistik, pasi u shpallën kampione në grupet përkatëse A dhe B të Kategorisë së Dytë.

Tashmë, mes tyre do të luhet edhe finalja e madhe që do të përcaktojë kampionin e Kategorisë së Dytë për edicionin 2025/2026. Sfida Besëlidhja – Oriku është programuar të zhvillohet më 25 prill, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Ndeshja do të transmetohet live në RTSH.

Ndërkohë, këtë fundjavë do të luhen edhe ndeshjet e play-off-it dhe play-out-it për edicionin e ardhshëm, me Departamentin e Garave që ka përcaktuar edhe kalendarin zyrtar të takimeve si më poshtë:

Finalja e Kategorisë së Dytë:     

Besëlidhja – Oriku

25 prill, 17:00

Stadiumi “Niko Dovana”

 

Ndeshjet Play-off 2025/2026

Grupi A

Sopoti-Tërbuni
25 prill, 15:00

Shiroka-Erzeni
25 prill, 15:00

 

Grupi B

Bylis-Partizani B
27 prill, 16:00

Butrinti-Maliqi
25 prill, 15:00

 

Ndeshja play-out 2025/2026

Adriatiku-Këlcyra
26 prill, 15:00

Poll

Lexo gjithashtu