
4 ekipen ditën e djeshme fituan ndeshjet e para të “Play-Off” të Kategorisë së Dytë. Iliria, Sopori, Luftëtari dhe Shkumbini do të duelojnë mes tyre për të vazhduar rrugëtimin për të provuar shanset e ngjitjes në Kategorinë e Parë.
Kështu Iliria do të sfidohet me Sopotin në stadiumin “Niko Dovana”, takim që do të startojë në orën 15:00. Ndërkohë në “Adush Muça” do të përballen Luftëtari dhe Shkumbini, po në orën 15:00.
Fituesi i çiftit mes Ilirisë dhe Sopotit do të duelojë me Lushnjen, skuadër që renditet në “Play-Out’ të Kategorisë së Parë. Ndërsa fituesi i çiftit Luftëtari-Shkumbini do të sfidohet me Besën e Kavajës.
Ndeshjet e "PLAY-OFF" ora 15:00:
ILIRIA - SOPOTI / "Niko Dovana"
SHKUMBINI - LUFTWTARI/ "Adush Muça"