Kategoria e Dytë
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Dytë, grupi A. Në 5 duelet e ditës së sotme pati surpriza, teksa u shënua një total prej 18 golash.
Shiroka ia doli që të triumfonte mes spektaklit, me shifrat 9-0 përballë Adriatikut. Në krahun tjetër, kryesfida e kësaj jave, ajo mes Sopotit dhe Besëlidhjes u mbyll në barazim 1-1.
Një tjetër barazim ishte edhe ai mes Gramshit dhe Veleçikut, sfidë e cila përfundoi 2-2. Në ndeshjet e tjera, Erzeni barazoi 0-0 me Tërbunin, ndërsa Naftëtari fitoi 2-1 përballë Luzit.
Poll
