
Kategorië e Dytë do të rikthehet shpejt në fushë për të luajtur ndeshjet e radhës. Java e 16-të do të luhet e ndarë në 2 ditë.
Në fundjavë ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët. Të shtunën do të marrin “skenën” ekipet e grupit A, ku të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtën orën, 13:00. Duelet janë Basania – Veleçiku, Tërbuni – Beselidhja, Adristiku – Naftëtari, Iliria – Sopoti, Murlani – Luzi dhe Albanët – Gramshi.
Ndërkohë të dielën do të duelojnë mes tyre skuadrat e grupit të B. Kështu përplasin “brirët” mes tyre Luftëtari – Këlcyra, Maliqi – Turbina, Tomori – Butrinti, Shkumbini – Delvina dhe Oriku – Devolli, ndërsa Memaliaj do të jetë pushim këtë javë.
Java e 16-të:
E shtunë, grupi A:
Basania – Veleçiku
Tërbuni – Beselidhja
Adriatiku – Naftëtari
Iliria – Sopoti
Murlani – Luzi
Albanët – Gramshi
Të dielën, grupi B:
Luftëtari – Këlcyra
Maliqi – Turbina
Tomori – Butrinti
Shkumbini – Delvina
Oriku – Devolli