
Iliria
Iliria ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme. Në sfidën e luajtur në stadiumin e Vorës, skuadra krutane ka arritur të shënojë 3 gola.
Ekipi i udhëhequr nga Dritan Smajli nuk ka falur kundër Tërbunit, ku golat e Stafas 15’, Veriut 35 dhe Santos 52’ kanë vendosur fatet e këtij takimi. Pas këtij triumfi Iliria shkon në kuotën e 27 pikëve në grupin A.
Krutanët ndodhen vetëm 1 pikë larg Sopotit dhe vetëm 2 pikë larg Luzit kryesues. Ndërkohë nga ana tjetër Tërbuni mbetet në kuotën e 20 pikëve.
Poll