Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Grupi A dhe B marrin “skenën”, zbulohet AXHENDA e javës së 12-të të Kategorisë së Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Grupi A dhe B marrin “skenën”, zbulohet AXHENDA e javës
Kategoria e dyte

Kategoria e Dytë ndryshe nga Superiorja dhe Kategoria e Parë do të vazhdojë më shumë “pushimet”. Ekipet e këtij kampionati do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur sfidat e radhës.

Kështu Kategoria e Parë do të rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 12-të më 25 janar. Kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë dhe më 26 janar do të luhen të tjera përballje.

Më 25 janar në fushë do të zbresin në fushë ekipet e grupit A. Takime këto që do të startojnë të gjitha në orën 13:00. Kështu sfidohen Basania – Adriatiku, Iliria – Tërbuni, Murlani – Veleçiku, Albanët – Besëlidhja, Gramshi – Naftëtari dhe Luzi – Sopoti.

Ndërkohë më 26 janar sfidohen ekipet e grupit B. Takime që do të luhen po në orën 13:00. Në këtë mënyrë do të sfidohen Tomori – Luftëtari, Delvina – Butrinti, Oriku – Këlcyra, Shkumbini – Memaliaj dhe Devolli – Turbina, ndërsa Maliqi do të jetë pushim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga