
Kategoria e Dytë ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë ditën e sotme do të luajë ndeshjet e radhës. Kështu ekipet e grupit A dhe B do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 20-të.
10 ndeshje mjaft të luftuara janë në program, të cilat do të luhen në të njëjtën orë, 14:00. Kështu në grupin A do të sfidohen BAsania – Naftëtari, Besëlidhja, Sopoti, Veleçiku, Luzi, Tërbuni – Gramshi dhe Iliria - Murlani.
Ndërsa për llogaritë e grupi B do të përballen Këlcyra – Butrinti, Memaliaj – Delvina, Luftëtari – Devollli, Maliqi – Oriku dhe Tomori – Shkumbini, ndërsa Turbina do të jetë pushim.
NDESHJET:
Grupi A:
BASANIA – NAFTËTARI
BESËLIDHJA – SOPOTI
VELEÇIKU – LUZI
TËRBUNI – GRAMSHI
ILIRIA – MURLANI
Grupi B:
KËLCYRA – BUTRINTI
MEMALIAJ – DELVINA
LUFTËTARI – DEVOLLI
MALIQI – ORIKU
TOMORI – SHKUMBINI